Kanë filluar ndërtimet e tri tereneve sportive në Suharekë

Në ambientet e Shkollave fillore të Peqanit, Sllapuzhanit dhe Buzhalës të komunës së Suharekës, do të ndërtohen dhe rregullohen terrenet sportive për nxënësit dhe rininë e këtyre fshatrave. Ndërtimi i terrenit sportiv në Shkollën fillore “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan, veq ka filluar të realizohet. Në fillimin e punimeve ishte prezent edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtori i Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Mërgatës, Beqir Berisha. Kryetari Muharremaj, si çdo herë ka kërkuar që punimet të kryhen me kohë dhe me cilësi të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Prodhuesit e verës janë duke i kontribuuar rritjes së prodhimit dhe eksporteve në nivel vendi

Sipërmarrësit rahovecas, posaçërisht prodhuesit e verës, janë duke i kontribuuar rritjes së prodhimit dhe eksporteve …