Përfaqësuesit e partive politike kanë nisur ta godasin opinionin me deklarime elektorale dhe përdorim të gjuhës denigruese

Vetëvendosja organizon tryezën “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve”

Vetëvendosja organizon sot tryezën “Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve” në të cilën janë të ftuara të marrin pjesë subjektet politike në Kosovë. Në njoftimin e VV-së thuhet se tryeza mbahet me synim të arritjes së konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike. Ndryshe, partitë politike që janë në pushtet nuk e mbështesin temën e Vetëvendosjes “Zgjedhjet e parakohshme”, që është paraparë të mbahet tësot, edhe pse disa e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Kjo është tryeza e tretë me radhë e organizuar nga partitë politike. Kësaj radhe tryeza e partive politike është organizuar  nga Vetëvendosja. Temë kyçe do të jenë zgjedhjet e parakohshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se është koha që të ecim përpara drejt fitoreve të reja për Kosovën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 24-vjetorit të themelimit …