Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se mijëra qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës janë nisur drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në tubimin madhështorë që do të mbahet në sheshin ’’Zahir Pajaziti’’ në orën 14:00. AAK nëpërmjet një komunikate thotë se janë qytetarë të të gjitha moshave dhe përkatësive. “Pjesa dërmuese e tyre janë nisur me autobus dhe makina të organizuar dhe me vet iniciativë. Meqenëse masa e qytetarëve do të jetë shumë e madhe, ftojmë të gjithë pjesëmarrësit që të jenë të durueshëm përball pengesave eventuale në trafik, si dhe në Sheshin ‘’ Zahir Pajaziti’’ të manifestojnë qytetari, siç kanë ditur të bëjnë gjithmonë dhe sa herë janë vënë në mbrojtje të interesave nacionale”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …