Limaj: Kosova dhe Shqipëria i kanë borxh arbëreshëve ruajtjen e identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve tjera shqiptare

Limaj: Kosova dhe Shqipëria i kanë borxh arbëreshëve ruajtjen e identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve shqiptare

Kosova dhe Shqipëria i kanë borxh arbëreshëve të Italisë për ruajtjen e identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve tjera shqiptare ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në një takim të organizuar nga komuniteti arbëresh në Itali. Ainë rrjetin social ka shkruar se arbëreshët nuk hoqën dorë asnjëherë nga identiteti i tyre kombëtarë dhe me xhelozi e ruajtën traditën dhe kulturën shqiptare.

Ishte kënaqësi që në jubileun e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në vendlindjen e Jeronim de Radës dhe Zef Serembes, bashkë me ministrat Dardan Gashi e Pandeli Majko, të marrim pjesë në një tubim të organizuar nga komuniteti arbëresh në Itali. Kosova dhe Shqipëria u kanë borxh arbëreshëve për ruajtjen me fanatizëm të identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve tjera arbëreshe për qindra vjet. Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen që t’u ndihmojnë arbëreshëve në ruajtjen e këtyre vlerave.Arbëreshët i ftuam që sa më shpejt ta viztojnë Kosovën për ta thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat”, ka shkruar Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …