KËSHILLI SHTETËROR I MATURËS FINALIZON PËRGATITJET RRETH ORGANIZIMIT TË MATURËS SHTETËRORE 2018

Këshilli Shtetëror i Maturës (KShM) i kryesuar nga kryetari Fehmi Hysenaj, ka mbajtur takimin e radhës për finalizimin e përgatitjeve për organizim të Maturës Shtetërore 2018, i cili fillon ditën e hënë, 28 maj 2018 në rajonin e Gjilanit dhe të Ferizajt. Kryetari Hysenaj, gjithashtu ka marrë pjesë edhe në takim me Kolegjin e Drejtorëve Komunal të Arsimit, ku gjithashtu temë qendrore ishte organizimi dhe mbarëvajtja e Testit të Maturës. Në mënyrë që ky proces të shkojë sipas planifikimeve, ministri Bytyqi ka marrë disa vendime, sipas të cilave parashihen masa ndëshkuese për ata që nuk i përfillin rregullat. Në bazë të këtyre vendimeve, askush nuk lejohet që të hyjë në klasë me celularë, përfshirë këtu edhe administratorët, ndërsa komisionerët janë personat kryesorë përgjegjës për qendrat e testimit, kurse nga një mbikëqyrës do të caktohet për pesë administratorë. Për dallim nga vitet tjera, sivjet Testi i Maturës organizohet për 4 ditë me radhë pjesa e parë dhe 4 ditë pjesa e dytë, të ndara në rajone ku radha është përcaktuar me short publik, ndërsa pyetësori do të jetë i ndryshëm ne secilën ditë, por me ekuivalencë të njëjtë të vlerësimit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …