FSK

FSK: Sulmet mbi pjesëtarët e FSK-së të komunitetit serb. në Veri, janë akte kriminale

Në pjesën veriore të Kosovës ka pasur sulme me koktej mollotov në  pasuri (djegie e makinave) të familjeve të pjesëtarëve të komunitetit serb që janë pjesëtarë të FSK-së. Këto akte kriminale bëhen me qellim që të frikësojnë pjesëtarët e FSK-së, nga qarqet kriminale dhe nacionaliste serbe  në pjesën veriore, të cilat shprehin urrejtje dhe pa pajtueshmëri me integrimet, zhvillimin e demokracisë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Ministria e FSK-së dhe FSK qëndrojnë fuqishëm në  mbështetje të pjesëtarëve të saj, të cilët përkundër  kërcënimeve dhe dëmtimeve reale  të pasurisë së tyre, vazhdojnë të jenë pjesë e FSK-së dhe të shërbejnë me dinjitet në kryerjen e obligimeve të tyre si pjesëtarë  të FSK-së.

Prandaj MFSK kërkon nga institucionet shtetërore të Kosovës, Policia e Kosovës dhe KFOR-i, që të angazhohen seriozisht, me tërë fuqinë e ligjit, që të dalin në mbrojtje të jetës dhe pasurisë së pjesëtarëve të FSK-së, që të lihen të lirë  të realizojnë të drejtat e tyre si qytetarë dhe si njerëz të lirë  në përzgjedhjen e perspektivës së tyre jetësore. Kosova dhe organet e saj vendore dhe ndërkombëtare, duhet të garantojnë liri dhe siguri të plotë për të gjithë qytetarët, pavarësisht se në cilën pjesë të Kosovës jetojnë, që të realizojnë të drejtat e tyre qytetare, të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …