Në kohën kur situata politike dhe e ajo e sigurisë në Kosovë janë tensionuar deri në nivelin më të lartë, kryeministri, Isa Mustafa dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, javën e ardhshme do të udhëtojnë për vizitë në Gjermani. Isa Mustafa do të vizitojë dy prej landeve më të pasura por edhe më të goditura nga vala e refugjatëve nga Kosova në dimrin dhe pranverën e këtij viti, në Baden Wuerttemberg dhe në Bayern. Është parashikuar që Mustafa një ditë të qëndrojë në Shtuttgart dhe një ditë në Munih. Zëvendës-kryemnistri dhe Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Hashim Thaçi të martën, me 24 nëntor, do të qëndrojë në Berlin.
Kontrolloni gjithashtu
Fshati turistik i Linit merr mbrojtje ligjore të veçantë
Fshati turistik i Linit, një nga destinacionet më të veçanta përgjatë bregut të Liqenit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
