Konjufca: Opozita do t’i ndalë dy marrëveshjet me Serbinë

Sot në Sallën e Kuqe në
Prishtinë,  ka nisur takimi i strukturave
të subjekteve politike opozitare.  Fjalimin
e ka hapur shefi i grupit parlamentar të LVV, Glauk Konjufca, i cili ka thënë
se opozita do t’i ndalë dy marrëveshjet me Serbinë, sepse po marrin vullnet nga
populli. Ai ka thënë se Kosova po shndërrohet në peng të Serbisë. “ Në
negociatat e Brukselit u fol vetëm për çështje të brendshme të Kosovës. Vetëm
Qeveria jonë ka lëshuar pe. Këtu nuk ekziston kurfar reciprociteti. Kosovën
janë duke e shndërruar në peng të Serbisë. “Nëse Isa Mustafa mendon që ai do të
qëndroj në pushtet vetëm duke krijuar Zajednicën, që tani le ta din se do të
fundoset bashkë me të”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi marrin shtetësinë e Republikës së Kosovës

Ish-kongresmeni amerikan Joe DioGuardi dhe aktivistja Shirley Cloyes DioGuardi janë bërë zyrtarisht shtetas të Republikës …