Brickos

Agim Aliu po synon për mandatin e dytë nga PDK në Ferizaj por pa bërë koalicione me paritë e tjera politike

Ferizaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën e Këshillit të Evropës për promovimin e të drejtave të komunitetit rom dhe ashkanli

Në mesditë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë komunal ka marr pjesë në Konferencën Nisëse të Programit ROMACTED për Promovimin e Qeverisjes së Mirë dhe Fuqizimit të Komuniteteve Rome në Nivel Lokal, program ky i përbashkët në mes Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Në adresimin e tij në këtë konferencë, duke theksuar rëndësinë që ka progresi i agjendës së qeverisë lokale në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, rrjedhimisht të pjesëtarëve të komuniteteve rom dhe ashkanli, i pari i Ferizajt tha se është komuna jonë është ndër qendrat kryesore në Republikën tonë, në respektimin dhe promovimin e diversitetit kulturor, etnik e fetar. “Ferizaj, qyteti që unë drejtoj, është ndër qendrat kryesore në Republikën tonë, në respektimin dhe promovimin e diversitetit kulturor, etnik e fetar. Bashkëqytetarët e mi ndajnë të njëjtin fat barabarësisht me të gjitha komunitetet përbërëse të shoqërisë sonë. Në planin e qeverisjes lokale, gjegjësisht politikave lokale, më lejoni të nderuar të theksoj se gjithë mekanizmi komunal, organet e saja vartëse dhe sektorët ekzekutiv kanë në agjendën e tyre të punës, avancimin e të drejtave komunitare me theks të veçantë rome e ashkanli, si pjesë e pashmangshme e vendimmarrjes lokale. Pa modesti, mund ta them se Ferizaj është kampion në përfshirjen e komuniteteve pakicë në planet e politikat, vendimmarrjen e konsultën në nivel të qeverisjes lokale. Edhe ky program sot, programi ROMACTED, në këtë kuadër do të forcoj vendosmërinë tonë për të krijuar politika të qëndrueshme e afatgjatë që kanë për qëllim promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimit të komunitetit rom në nivel lokal. Unë si Kryetar Komune, jam i lumtur që përfaqësoj këtu, qytetin që nuk njeh dallime kulturore e etnike, përfaqësoj gjithë qytetarët barabarësisht. Ferizaj është qytet miqësor dhe pranues, divers e optimist në rrugën e promovimit të drejtave qytetare si parim i qeverisjes sime, rrjedhimisht edhe ofrimin e mundësive të barabarta edhe për komunitetet jo shumicë që pasurojnë vlerat e shoqërisë sonë” theksoi Kryetari i Komunës, Agim Aliu. Kryetari i Komunës, falënderoi drejtuesit e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë për përzgjedhjen e komunës sonë për këtë marrëveshje bashkëpunimi, veçanërisht znj. Natalija Apostolova dhe znj. Gallucci për angazhimin drejt progresit të agjendës së të drejtave komunitare në përgjithësi, e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në veçanti. Në këtë konferencë, organizatore e së cilës ishte Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, prezent ishin kryetarë të komunave tjera, përfaqësues të nivelit qendror dhe lokal si dhe zyrtarë tjerë të akredituar në këtë ngjarje. Mbyllja e konferencës u bë me nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit mes komunave të përzgjedhura, pjesë e së cilës është edhe Komuna e Ferizajt, si dhe drejtuesve të Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …