Brukseli zyrtar ka ngritur nivelin më të lartë të sigurisë, pas sulmeve në Paris

Brukseli zyrtar ka ngritur nivelin më të  lartë të sigurisë, një javë pas sulmeve  në Paris. Megjithatë autoritet kanë tërhequr sërish vëmendjen në orët e para të së shtunës, ku përmes një deklarata flitet për një kërcënim serioz dhe të afërt në kohë. Deklarata është lëshuar nga Qendra e Krizës pranë Ministrisë së Brendshme të Belgjikës ku thuhet se një “kërcënim serioz dhe i afërt kërkon marrjen e masave të veçanta të sigurisë, si dhe rekomandime specifike për njerëzit”. Në bazë të informacioneve të fundit, qendra ngriti alarmin në nivelin 4, që do të thotë një kërcënim shumë serioz për rajonin e Brukselit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë. Përpos kësaj, qytetarët këshillohen që të shmangin sa më shumë vendet ku ka shumë njerëz. Konkretisht këshillohen që të shmangen koncertet, eventet sportive, aeroportet si edhe stacionet e metrove. (Top Channel)

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …