Zëvendës kryeministri Thaçi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj partive opozitare

Zëvendës kryeministri, Hashtim
Thaçi ka drejtuar kritika të ashpra ndaj partive opozitare dhe drejtuesve të
tyre. Vlerësoj se është e drejt e secilit të protestoj por duhet të ketë arsye
për të protestuar. Këto dëmtime të pronave publike, të institucioneve të
Kosovës që i  kemi ndërtuar me mund e djersë, janë një atak ndaj shtetit
të Kosovës. Këto kidnapime që po ndodhin ndaj qytetarëve nga aktivistët e
opozitarëve janë veprime paramilitare. Këto veprime të dhunshme të opozitës
kanë kaluar në veprime paramilitare dhe fashizoide. Shteti i Kosovës ka
kushtetutën dhe ligjet e veta dhe institucionet nuk do të dorëzohen para
askujt. Pushteti nuk merret me armë dhe as me kindapime, por me votë të
qytetarëve.  Opozita e ka përjashtuar veten nga dialogu me këto veprime të
dhunshme. Liderët opozitarë e kanë kaluar vijën e kuqe dhe tolerancën e
institucioneve ndaj tyre. Ata duhet të mbushen mend dhe të jenë të vetëdijshëm
se nuk do të ketë më tolerencë, është cituar të ketë deklaruar zëvendës
kryeministri, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …