Nisma: Qeveria po e shëndrron Kosovën në shtet policor

Edhe
Nisma për Kosovën ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetes, Donika
Kadaj-Bujupi dhe ndalimin e përndjekjes ndaj deputetëve opozitar. Në një reagim
për medie, subjekti i drejtuar nga Fatmir Limaj, ka theksuar se arrestimi i deputetes
së AAK-së nga Policia e Kosovës, me urdhëra të Mustafës dhe Thaçit, tregon se
kjo Qeveri për interesa të ngushta është e gatshme të shkaktoj dëme shumë të mëdha
për vendin. “Këto veprime të koalicionit qeverisës, që po përdorin policinë,
për të krijuar situata të cilat po e përkeqësojnë gjendjen në vend, edhe ashtu
të rëndë, jep të kupton se kjo qeverisje më shumë ka vullnet ta shndërroj
Kosovën në shtet policor së sa të heqin dorë nga marrëveshjet që kanë bërë me
Serbinë dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi”, thuhet në reagimin e Nismës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …