Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar aksionin e shpërndarje se dhunshme te protestuesve në hyrjen e pasme të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Nga vendi ku po mbahet protesta raportohet se ka filluar edhe përleshja mes protestuesve dhe forcave policore. Policët janë duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve. Ndërkohë seanca plenare ku do të debatohet lidhur me Buxhetin e Kosovës për vitin 2016, e cila u ndërpre pak minuta më parë në sallën e Kuvendit, po vazhdon të mbahet në një sallë alternative, pa prani të deputetëve të opozitës.
Kontrolloni gjithashtu
Përgjimet zbardhin skenarët për mbulimin e krimit në Reçak
Sipas detajeve të publikuara nga The Washington Post, përgjimet telefonike mes Nikola Shainoviqit dhe kreut …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
