Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Ferizaj, uroi festën e Fitër Bajramit

Në festën e Fitër Bajramit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, ish Kryetari i Ferizajt, Bajrush Xhemaili dhe drejtorë komunal e zyrtarë partiak, paraditen e së premtes kanë vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Ferizaj për të uruar festën e Fitër Bajramit, kreut të BIK në Ferizaj dhe përmes tyre gjithë besimtarëve muslimanë. Kryetari i Ferizajt tha se kjo festë dhe Muaji i Shenjtë i Ramazanit, përveç që bashkuan sofrat dhe shtuan solidaritetin në mes njëri-tjetrit, bashkuan njerëzit në rrugën e forcimit të besimit në Krijuesin.

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica ka uruar besimtarët myslimanë në Festën e Fitër Bajramit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …