Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Arifi: Para se të vazhdohet me dialogun me Serbinë, duhet të ketë realizim të marrëveshje të arritura deri më tani

 

 

Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se ende nuk dihet se kur do të jetë takimi i ardhshëm për të dialoguar me Serbinë, por, ka theksuar ai, para se të vazhdohet me dialogun, duhet të ketë realizim të marrëveshje të arritura deri më tani. Ai ka shtuar më tutje se Kosova ka zbatuar të gjitha marrëveshjet ose është në fazën përfundimtare të implementimit të tyre por se kjo nuk vlen për palën serbe. Përfaqësuesi i Qeverisë së Kosovës për dialogun me Serbinë, Avni Arifi ka deklaruar gjithashtu se institucionet e Kosovës nuk kanë kushtëzuar Bashkimin Evropian e askënd tjetër por se nuk do të lejojnë të bëhet asgjë që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se ndonëse pala serbe konsideron se Kosova është vonuar shumë me Asociacionit e Komunave Serbe, në një mënyrë këtu ka diçka të vërtetë sepse është një marrëveshje e vjetër por është një marrëveshje e cila ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …