Obama: Është vështirë të luftohet me njerëz që kanë gatishmëri për të vdekur

Gjatë  samiti G-20, i cili  po mbahet në Turqi kryetari, Barack Obama, ka thënë se Amerika  nuk e ka nënvlerësuar fuqinë e Shtetit Islamik, por ka pasur “ndërgjegjësim akut” se grupi do të sulmojë ushtarakisht Perëndimin. Meqenëse Shteti Islamik nuk zhvillon “luftë konvencionale”, grupi është vështirë të ndalohet. Nuk është sofistikimi apo armatimi i tyre i veçantë që ata posedojnë, por është ideologjia që ndjekin dhe gatishmëria për të vdekur. Agjencitë e kundërzbulimit nuk kanë pranuar kërcënime specifike për sulme në Paris, por kanë qenë të vetëdijshëm për potencialin e dhunshëm të Shtetit Islamik në Perëndim për vitin e fundit. “Brengat për sulme të mundshme nga ISIL-i në Perëndim kanë qenë në qarkullim tash e një vit dhe informata të tilla na vijnë periodikisht”, ka thënë se Obama gjatë një samiti të G-20-shit në Turqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Deklarata e presidentit Tramp paralajmëron se shpejt mund të jemi në agjendën e politikës së jashtme amerikane

Duke komentuar qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, ish ministri …