Në Grac të Austrisë përurohet libri: “Terrori i Serbisë okupatore mbi shqiptarët 1844-1999”

Më 23 nëntor 2015, duke filluar në orën  18,oo, përurohet  libri”THE TERROR OF SERBIAN OCCUPIER OVER ALBANIANS 1844-1999, iautorit Prof.dr.Nusret PLLANA, botimi i gjashtë i plotësuar(versioni anglisht), i cili do të mbahet në Universitetin e Grazit në Austri, më 23 nëntor 2015, me fillim në ora 18,oo. Është botimi më i avansuar deri më tani i këtij libri, i cili për herë të parë është botuar në vitin 2001. Ky është libri më tronditës në historinë botërore, i cili tani ka 770 faqe dhe më shumë se 650 fotografi kolor dhe i sajuar në këto gjuhë të botës: anglisht, shqip, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht, japonisht e suedisht. Kapitulli i fundit titullohet: Itinerary of a book around the World (Rrugëtimi I një libri nëpër botë), i ilustruar me më shumë se 300 foto kolor, që pasqyron promovimin e këtij libri në 50 qendrat më të njohura evropiane dhe botërore, nga Kosova deri në Australi.  Promovimin e kanë mundësuar: Universiteti prestigjioz i GRAZ-it të Austrisë, me kontributin e dy ligjëruesve të tij, Prof.dr. Kurt Kalcher, Prof.dr. Ahmet Hajrizi dhe Shoqata Shqiptaro – Austriake në Shteimark, me Kryetar z.Fatmir Osmanin.


 

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …