Drejtori, Mentor Shala kërcënon drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së.

Drejtori i Përgjithshëm i  RTK-së, Mentor Shala ka kërcënuar sërish drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së. Ai përmes një letre drejtuar punëtorëve të RTK-së, ka drejtuar akuza dhe etiketime në drejtim të sindikatës pasi kjo e fundit, publikoi letrën e anëtarit të Bordit të RTK-së, Hisen Berisha lidhur me keqmenaxhimin, nepotizmin dhe dyshimet për korrupsion.


Përmes kësaj letre, (të cilën mund ta lexoni më poshtë) Shala përpiqet t`i frikësojë punëtorët, anëtarë të Sindikatës së Pavarur të RTK-së duke bërë shkelje flagrante të Ligjit për organizim sindikal të Republikës së Kosovës gjegjësisht nenit 25.


 


Neni 25


 


Ndalimi i ndërhyrjes


1. Ndalohet çdo akt ndërhyrjeje në krijimin e programeve sindikale, në zgjedhjen e përfaqësuesve sindikal, dhe në administrimin e organizatave sindikale nga autoritet qeveritare.


 


 2. Ndalohet çdo akt ndërhyrjeje në krijimin, funksionimin ose administrimin e organizatave sindikale nga punëdhënësit ose organizatat e punëdhënësve


 


 3. Organizatat sindikale mund t’i drejtohen gjykatës për veprime ndërhyrëse ose kërcënim ndaj tyre.


 


4. Veprime ndërhyrëse konsiderohen:


 


4.1. aktet që pengojnë krijimin, funksionimin ose administrimin e një organizate sindikale;


 


4.2. aktet që dëmtojnë organizatën sindikale për shkak të përkatësisë ose veprimtarisë sindikale duke e diskriminuar;


 


4.3. aktet që nxisin krijimin e organizatave sindikale nga punëdhënës ose organizata punëdhënësish, me qëllim të vendosjes së kontrollit të tyre.


 


 


 


Ky kërcënim vjen disa ditë pas Raportit të Progresit që kishte skanuar gjendjen në transmetuesin publik duke evidentuar se:


 


 


-Sindikata e Transmetuesit Publik ka organizuar një varg protestash që akuzonin menaxhmentin per nepotizëm, korrupsion dhe anshmëri në favor të një partie politike.


 


 


-Menaxhmenti i RTK-së reagoi duke i larguar dy udhëheqësit sindikal, të cilët ishin rikthyer me vendim nga ana e Inspektoratit të Punës.


 


 


-Transmetuesi publik RTK-ja mbetet e varur nga financimi shtetëror nga buxheti i Kosovës, i cili minon pavarësinë e saj editoriale.


 


 


-Në prill, Kuvendi i bëri thirrje Auditorit të Përgjithshëm për të kryer një auditim të detajuar financiar dhe performancën e transmetuesit publik.


 


 


-Në korrik , Kuvendi emëroi katër nga pesë anëtarë të Bordit të RTK, përkundër shqetësimeve se ata nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara profesionale.


 


 


-Kosova ka dështuar të përmbushë detyrimin e saj ligjor për të siguruar pavarësinë financiare të RTK-së brenda afatit kohor të kërkuar.


 


 


Me respekt:


Fadil B. Hoxha


Kryetar i SPRTK-se   Prishtine 14.11.2015


 


 


 


Në vijim keni letrën e drejtorit të Përgjtishëm të RTK-së, Mentor Shala drejtuar punëtorëve.


 


Te dashur kolege dhe kolegë


 


 


Këto ditë jam rizgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i RTK-së edhe për një mandat trevjeçar. Fillimisht dua t’ju falenderoj për bashkëpunimin e vazhdueshëm që kemi pasur në realizimin e objektivave. Me marrjen e mandatit të parë ju pata premtuar se do të krijojmë hapësirë të re programore dhe do të kujdesemi që puna e juaj të vlerësohet. Dhe besoj që në përgjithësi këtë e kemi arritur. Të gjitha sfidat që na dolë përpara i tejkaluam me sukses të plotë dhe atë falë angazhimit të përbashkët. Me të gjitha forcat, disa grupe të interesit, kryesisht politike, u munduan që përmes disa personave brenda RTK-se që po e shfrytëzojnë organizimin sindikal, të cilin ju e paguani, ta destabilizojnë RTK-në. Por bashkarisht nuk i lejuam dhe për këtë ju përgëzoj që nuk lejuat të bëheni vegël e atyre që po e dëshirojnë shkatërrimin e RTK-së.


Të nervozuar që nuk ia arritën qëllimit që ta minojnë procesin e zgjedhjes se Drejtorit të Përgjithshëm, këta persona që hanë bukë prej RTK-së, çdo ditë rrinë nëpër zyrat e politikës duke lobuar që RTK-në ta lënë pa buxhet për vitin e ardhshëm. Janë këta persona që na sollën partitë politike para dyerve të RTK-së. Por edhe atëherë nuk ia arritën qëllimit. Dhe asnjëherë nuk do t’ia arrijnë! Edhe pse vetëm dy ditë pas marrjes se mandatit të ri, na doli sfida e radhës, kërcënimi se nuk do të kemi buxhet për vitin e ardhshëm, unë ju garantojë se këtë nuk do ta lejojë kurrë të ndodhë. Jam i përkushtuar me tërë potencialin tim që të sigurojë buxhet që do t’i plotësonte nevojat e RTK-së edhe më të madh se këtë që e kemi. Me mbështetjen tuaj kemi arritur që nga 24 orë program ta zgjerojmë hapësirën programore në 96 orë program. Të gjitha garazhat e veturave i kemi shndërruar në studio. Dhe shumë e shumë projekte tjera. Dhe me të njëjtin buxhet! Për këto të arritura vazhdimisht marrim lavdata nga të gjitha institucionet kompetente televizive ndërkombëtare. RTK dhe stafi i saj merren si shembull i mirë në tërë botën!


Sigurisht që sfidat do të na përcjellin vazhdimisht, kur kemi parasysh projektin e digjitalizimit të rrjetit të cilin duhet ta përfundojmë shpejt, digjitalizimin e produksionit (kalimin në HD), digjitalizimin e arkivave, dhe ajo më e rëndësishmja sigurimi i buxhetit adekuat dhe pronat e RTK-së. Dhe jam shumë i sigurtë që do t’i tejkalojmë të gjitha me sukses. Nuk do ta lejojë askënd e as personat brenda RTK-së që ta shkatërrojnë mundin tuaj të krijuar me vite të tëra. Secili person që do të tentojë ta destabilizojë RTK do të përballet me ndëshkim të rrept!


Tash së fundi po mundohen që të keqinterpretojnë me qëllim shantazhimi, raportet e rregullta të RTK-së. RTK nuk ka çka të fshehë pasi që të gjitha raportet kalojnë nëpër kontrolla të auditorëve dhe organeve tjera kompetente. Këto shpifje e shantazhe bëhen me qëllim frikësimin e juaj dhe për ta destabilizuar RTK-në. Ata e dinë se nëse RTK njëherë destabilizohet e ka shumë të vështirë të ngritet në këmbët e veta, pasi që ata kanë detyrë dhe mision ta shkatërrojnë RTK! Fatkeqësisht këta persona gjejnë edhe individë brenda Bordit të RTK-së që kanë të njëjtën detyrë. Anëtari më i ri i Bordit Hisen Berisha ka ardhur me detyrë destabilizimin e RTK-së. (Hisen Berisha dhe Bekim Hasani njihen që nga koha e FARK-ut) Pasi që nuk arriti të bëhej kryetar Bordi duke marrë vetëm tri vota prej 10 anëtarëve të Bordit, z.Berisha u angazhua me tërë potencialin madje edhe duke kërcënuar disa anëtarë të Bordit që ta votojnë Bekim Hasanin për Drejtor të Përgjithshëm, por që edhe këtu pësoi debakël. Dhe tash po tenton të hakmerret duke keqpërdorur pozitën e tij në Bord dhe duke keqinterpretuar me qëllim shantazhi raportet e rregullta te cilat janë miratuar nga Bordi i RTK-së. Shpifja dhe shantazhi janë të dënueshme me ligjet e Republikës së Kosovës, me ç’rast do të përballet edhe z.Berisha.


Çdo veprim që kemi ndërmarrë është i bazuar në ligj dhe rregulloret e RTK-së!


Edhe njëherë ju sigurojë se nuk do të lejojë asnjë destabilizim të RTK-së pavarësisht përpjekjeve të këtyre personave, prandaj kërkoj nga ju që vazhdoni punën si gjithmonë sepse nuk ka vend për shqetësim!


Do të angazhohem që me ligj buxheti i RTK-së të jetë më i madh në mënyrë që të garantohet funksionim normal i RTK-së.


Puna juaj do të vlerësohet edhe me shumë se tash për tërë angazhimin tuaj!


 


Me respekt


Mentor Shala


 


Drejtor i Përgjithshëm


 

Kontrolloni gjithashtu

Haradinaj

Ramush Haradinaj: Para se të flasim për datën, ne duhet të flasim për mënyrën se si të shkojmë në zgjedhje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se PDK-ja po pajtohet me  agjendën e Albin Kurtit …