Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, propozon që dialogu me Serbinë, në Bruksel, të udhëhiqet nga Kuvendi i Kosovës, duke themeluar edhe një komision parlamentar për mbikëqyrjen e këtij procesi të cilit duhet t’i raportojë ekipi negociator. Duke marrë parasysh që dialogu po merr një agjendë të madhe të politikës, ne kemi propozuar që dialogun ta udhëheqë Kuvendi i Kosovës, themelimi i një komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e dialogut, ku ekipi negociator do t’i raportojë. Nëse mandatohet nga Kuvendi, ai mund ta shkarkojë këdo. Nuk e dimë se pse po shkohet në dialog. Nuk ka dakordim të subjekteve politike me këtë tekst”, tha ai.
