Ka filluar pastrimi i “Parku Amerikan” në Skenderaj

Serioziteti dhe angazhimi i Kryetarit të komunës së Skenderajt Bekim Jashari, për një ambient të pastër, tashmë është dëshmuar duke arritur rezultate konkrete në çdo pjesë të Komunës së Skenderajt. “Parku Amerikan” në Skenderaj, edhe pse shumë i frekuentuar nga qytetarët e Skenderajt, për një periudhë të gjatë kohore ishte shëndrruar në një vend pa përkujdesje dhe kishte marrë pamje jo të mirë. Pastrimi i këtij parku ka filluar të mërkurën dhe do të vazhdojë deri në pastrimin e tërë të tij. Komuna e Skenderajt mbetet e përkushtuar në largimin e mbeturinave, për një ambient më të pastër, kështu duke eliminuar pothuajse të gjitha deponit ilegale dhe duke u përkujdesur në gjelbërimin e Qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …