Kërkohet që në provimet pranuese të mos përfshirhen pyetjet nga temat që janë zhvilluar online

MASHT akoma nuk e ka aprovuar numrin e studentëve që do të regjistrohen në Univesitetin e Prishtinës

Ndonëse në muajin maj, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ia ka dërguar listën e propozuar me numrin e studentëve që do t’i pranojë në afatin e parë në nivelin bachelor, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ende nuk e ka aprovuar këtë listë. Për afatin e parë të konkursit, UP-ja ka propozuar që t’i pranojë 8.512 studentë. Rektorati i UP-së  ka thënë se po e presin aprovimin e MASHT-it dhe se pas kësaj do të mblidhet Senati për ta hapur konkursin. Në afatin e parë të cilit, në nivelin bachelorjanë propozuar të pranohen 8.512 studentë, prej të cilëve 7.602 të rregullt dhe 910 me korrespondencë. megjithatë pë numrin përfundimtar duhet të vendos MASHT-i. Nga numri i përgjithshëm i propozuar i UP-së, 150 vende do të jenë të rezervuara për familjarët e dëshmorëve, 901 për minoritetet, ndërkaq 372 për studentë jokosovarë. Kandidatët që duan të sigurojnë një ulëse si studentë në Universitetin e Prishtinës, paraprakisht duhet t’i nënshtrohen provimit pranues në fakultetin që aplikojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …