leoni

Vazhdon aksioni për dezinsektimin hapësinor

Pas përmirësimit të kushteve atmosferike, ka vazhduar aksioni në zonën perëndimore të qytetit dhe në disa fshatra për dezinsektimin e hapësirave publike në Ferizaj gjegjësisht eliminimin e insekteve, mushkonjave dhe mizave. Ky aksion do të vazhdohet edhe gjatë ditëve në vijim në gjithë territorin e Ferizajt, duke përfshirë edhe fshatrat, pas kërkesave të shtuara nga ana e qytetarëve. Aksioni po kryhet çdo ditë në faza, i shpërndarë në dy zonat, atë urbane dhe rurale. Komuna e Ferizajt, njofton opinionin publik se ky aksion është ndërprerë disa herë për shkak motit të ligë dhe kushteve të tjera të pafavorshme klimatike, por se tanimë do të vazhdohet në zona të përcaktuara përgjatë qytetit të Ferizajt dhe fshatrave. Autoritetet lokale, apelojnë tek bletarët që të kujdesen për bletët e tyre në kohën kur zhvillohet ky aksion në mënyrë që të mos shkaktohen dëme.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …