Konjufca: Deportimi i gjashtë shtetasve turq e ka prekur funksionimin ligjor të shtetit dhe demokracinë

Deputeti i Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë së Hashim Thaçi po shkon e po flet me Vuçiqin pa kurrfarë platforme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjuca në seancën e Kuvendit është shprehur kritik ndaj kryetarit të vendit, Hashim Thaçi sa i përket bisedimeve finale me Serbinë. Sipas tij, problemi më i madh është se ai i cili po shkon e po flet me Vuçiqin pa kurrfarë platforme dhe po e qetë Kosovën para tavolinës. “Ne mendojmë se ai nuk është i duhur për t’i mbrojtura interesat e Kosovës dhe ato kombëtare. Presidenti Thaçi nuk mund të bëj çka i thotë mendja e tij. Ai prej fillimit ia filloj keq. U zgjua në një mëngjes dhe e shpalli veten si përfaqësues në bisedimet me Serbinë”, tha Konjufca. Ai shtoi se presidenti nuk duhet të kthehet në Kosovë, nëse bën kompromise në bisedimet finale me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata speciale në Hagë refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Gjykata speciale në Hagë, ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm të tre ish-krerëve të …