Gjuriq: Presidenca dhe Qeveria e Serbisë po angazhohen për ta pamundësuar krijimin e ushtrisë së Kosovës

Gjuriq: Presidenca dhe Qeveria e Serbisë po angazhohen për ta pamundësuar krijimin e ushtrisë së Kosovës

Zyrtari i lart i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq i ka deklaruar medieve serbe se Presidenca e Serbisë dhe Qeveria e saj janë duke u angazhuar për ta pamundësuar krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Ai ka inkurajuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që ta braktisin FSK-së dhe të mos jenë pjesëmarrës në krijim e Ushtrisë së Kosovës. Me krenari them se jemi kundër ushtrisë së Kosovës, edhe unë edhe presidenti Aleksandar Vuçiq edhe Qeveria, dhe i bëj thirrje të gjithë serbëve në Kosovë të mos marrë pjesë në formimin e saj, meqë sipas tij,  ajo do të shërbejë vetëm për nxitjen e konfliktit(!). Është mirë që Serbia po ia del ta kundërshtojë formimin e ushtrisë së Kosovës, i ka deklaruar në mes tjerash zyrtari i lart i Qeverisë së Serbisë,Marko Gjuriq, televizionit PINK.

Kontrolloni gjithashtu

Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …