Brickos

Erdogan: Do të luftojnë për të mos ndodhur krime të tilla siç ishte Masakra e Srebrenicës

Rexhep Tajip Erdogan sot emërohet për herë të dytë në postin e kryetarit të Turqisë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të  jenë në mesin e 22 burrështetasve të tjerë që sot në Ankara do të marrin pjesë në ceremoninë shtetërore të emërimit të  Rexhep Tajip Erdoganit, në mandatin e tij të dytë për kryetar  të Turqisë, ka bërë të ditur  agjencia turke e lajmeve Anadolu. Në këtë ceremoni, do të marrin pjesë edhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetesh, si kryetarë politikanë, zyrtarët të lartë të vendeve të rajonit dhe botës. Përveç kryetarit të Kosovës e kryeministrit të Shqipërisë përmenden edhe kryetarët e  Bullgarisë, Gjeorgjisë, Moldavisë, Bosnjës e Hercegovinës,, Serbisë, Pakistanit, Kirgistanit, Sudanit, Guinesë, Zambisë, Guinea Bisaos, Guinesë Ekuatoriale, Somalisë, Mauritanisë, Gabonit, Çadit, Xhibutit, Venezuelës, Republikës Turke të Qipros si dhe Emiri i Katarit. Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe 28 kryeministra, kryetarë të kuvendeve e zyrtarë tjerë të shteteve të ndryshme përfshirë edhe sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së dhe Komisarin  e BE-së për Emigracion dhe Punë të Brendshme.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …