Kisha serbe po bën përpjekje t’i përvetësojë kishat e krishtera shqiptare në Mal të Zi

Kisha serbe po bën përpjekje t’i përvetësojë kishat e krishtera shqiptare në Mal të Zi

Mediet vendore shqiptare në Mal të Zi  njoftojnë kanë bërë të ditur se dje  kryeprifti  i Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi, Amfilohije, i cili është i lidhur shumë ngushtë me Kishën Ortodokse Serbe me qendër në Beograd, me një grup prej afro150-vetash ithtarë vizitoi fshatin Kalanë e Shasit me qëllim që të mbante ceremoni fetare në gërmadhat e Kishës së Shën Gjonit, njërës prej 365 kishave që thuhet se ekzistonin dikur aty në Shas.  Kjo nuk është hera e parë që elementë të Kishës Ortodokse serbe janë përpjekur që, që në vitet e fundit, të vizitojnë këtë vend historik për shqiptarët, me qëllim për të përvetësuar jo vetëm gërmadhat e sotme por edhe historinë që ato bartin gjithnjë për Kombin shqiptar. Sidoqoftë, pas një përleshjeje me dhjetëra banorë vendas që donin të bllokonin vizitën e kryepriftit serb në atë zonë, policia e lejoi atë që të shkonte deri tek Kisha e Shën Gjonit në Shas, por  nuk e lejuan të futej brenda për të kryer një ceremoni fetare, ashtu siç kishte në plan, ka bërë të ditur  portali, Ulqinionline ( F.SH.)

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …