Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare duke filluar nga ora 11:00

Kuvendi i Kosovës shtyn seancën e sotme për në ora 11:00 për shkak të mungesës së deputetëve në sallë

Kuvendi i Kosovës nuk ka nisur në ora 10:00 punimet e seancës së sotme në të cilën do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dhomat e Posaçme të Gjykatës Supreme. Seanca është shtyrë për në ora 11:00 për shkak të mungesës së kuorumit. Në sallë nuk ishin të pranishëm as 60 deputetë çka e pamundësoi fillimin e seancës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të tregohen neglizhentë ndaj punëve të Kuvendi duke mos marrë pjesë në seanca vazhdimisht.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …