Kryetari Muharremaj i shpreh ngushëllime familjes Sadikaj

Në aksidentin rrugor që i mori jetën 5 anëtarëve të familjes Sadikaj nga fshati Sopijë, Kryetari i Komunëssë Suharekës Bali Muharremaj, në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës, u ka shprehur ngushëllimet më të sinçerta familjes Sadikaj duke u shprehur se dita e varrimit të tyre do të jetë ditë zie për komunën e Suharekës. Ja postimi i plotë i tij në facebook: Sot jemi tronditur nga tragjedia që i ka ndodhur Familjes Sadikaj, e cila në aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë, në magjistralen Duhël-Suharekë. Si Kryetar Komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushëllime. Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët e tyre në këtë pikëllim. Si Kryetar Komune do të marrë vendim që dita e vorrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

U zhvillua një aksion i pastrimit dhe largimit të deponisë ilegale të mbeturinave në rrugën Viti- Kllokot

Nën organizimin e përbashkët të komunës së Vitisë, konkretisht drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë …