Kryetari Latifi vizitoi bizneset “FrigoSTAR”, “AgroCelina” dhe “EuroFood”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar edhe nga drejtori për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Artan Asllani dhe drejtorët tjerë kanë vizituar biznese si: “FrigoSTAR”, “AgroCelina” dhe “EuroFood”. Qëllimi i kësaj vizite nga kryetari dhe stafi i tij ishte informimi për krijimin e Zonës Ekonomike dhe përkrahja institucionale. Kryetari Latifi, u tha pronarëve të bizneseve të cilët i vizitoi, se bashkëpunimi në mes të Komunës dhe bizneseve nuk do të mungoj dhe më pas i ka informuar për krijimin e Zonës Ekonomike dhe rëndësinë e saj, duke thënë se ju tani mund të keni hapësirën tuaj në këtë zonë dhe sigurisht që do të keni kushte më të mira për të bërë biznes. Pronarët e bizneseve të cilët u vizituan nga Kryetari Latifi, fillimisht e kanë falënderuar për vizitën dhe angazhimin e tij për krijimin e Zonës Ekonomike, siç thanë ata kjo zonë u ka munguar atyre. Ata thanë po ashtu se krijimi i Zonës Ekonomike, do të ndikoj pozitivisht në të bërit biznes dhe në rritjen e punëtorëve nëpër bizneset e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …