Po asfaltohet Rruga “Tre dëshmorët e Tivarit”- kryetari Muharremaj inspekton punimet

Rruga “Tre dëshmorët e Tivarit” e cila e lidh rrugën që shpie për Mushtisht dhe Sallagrazhdë, ka filluar të asfaltohet. Në punimet e asfaltimit të kësaj rruge ka shkuar ti inspektojë punimet kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj. Ai është interesuar që punimet të kryhen ashtu si duhet, sipas projektit dhe kontratës. Kryetari Muharremaj ka takuar edhe banorë të këtyre fshatrave të cilët e kanë përgëzuar kryetarin për punën e mire që po bënë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …