Brickos

Ferizaj ka bërë të gjitha përgatitjet për mirëpritjen e bashkatdhetarëve

Paraditen e së premtes, ekzekutivi komunal në Ferizaj mbajti mbledhjen e rregullt javore të Kryetarit të Komunës dhe drejtorëve të drejtorive komunale. Në këtë mbledhje u diskutuan shumë pika me rëndësi për administrimin me sfidat dhe synimet e pushtetit lokal për projekte të ndryshme në interes qytetar. Me theks të veçantë u diskutua për përgatitjet për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës. Ekzekutivi komunal është në përfundim të pikave që do t’i propozoj për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës. Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi drejtorët e drejtorive komunale për aktivitetin e realizuar dhe planet afatshkurtra që synohen të realizohen. Në anën tjetër, edhe drejtorët e drejtorive komunale raportuan për punën javore, sfidat dhe sukseset që kanë shënuar këtë javë që po lëmë pas. Në këtë mbledhje u njoftua gjithashtu për përgatitjet që ka bërë qeverisja lokale për të mirëpritur mërgimtarët, me ç ‘rast Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu theksoi se këtë vit është angazhuar me kapacitet të plotë gjithë mekanizmi komunal për të lehtësuar shërbimet e administratës ndaj bashkë atdhetarëve, janë bërë ndërhyrje edhe në rregullimin e trafikut rrugor si dhe në rritjen e kapacitetit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, pa lënë anash edhe aktivitetet kulturore-sportive që po organizohen në kuadër të “Ditët e Diasporës” dhe ndërhyrje të tjera me qëllim që të përballohet fluksi i shtuar i shërbimeve lokale në këtë sezon veror.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …