Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim falënderues, hoxhë Halil Kastratin

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim falënderues, hoxhë Halil Kastratin

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim falënderues, hoxhë Halil Kastratin, udhëheqës i shoqatës humanitare “Jetimët e Ballkanit”, për kontributin e dhënë për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës. “Ne  jemi mirënjohës për kontributin që ju si shoqatë keni dhënë për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës, qoftë përmes ndërtimit të shtëpive, ashtu edhe me ndihma tjera, si dhe për bashkëpunimin me Komunën e Malishevës”, tha kryetari Begaj, me rastin e ndarjes së mirënjohjes për hoxhë Halil Kastratin. Ai pas pranimit të mirënjohjes tha se ndihet mirë kur udhëheqësit lokal të komunave, si në këtë rast, e vlerësojnë punën dhe angazhimin e shoqatës humanitare “Jetimët e Ballkanit”.Në këtë takim falënderues, hoxhë Halil Kastrati, premtoi se krahas tri shtëpive që janë duke i ndërtuar aktualisht në Komunën e Malishevës, shumë shpejt do të ndërtojnë edhe dy shtëpi të tjera, për familjet në nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

“Liria ka emër” bubullin në Hagë, motoristët shqiptarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Katër ditë pas nisjes nga trojet shqiptare, zhurma e motorëve me mbishkrimin “Liria ka emër” …