U bisedua për shkëmbim përvojash mes nxënësve gjerman dhe suharekas

Zyrtarja e lartë në Ministrinë e Kulturës dhe Sportit në Baten Wurtenberg të Gjermanisë, Kerstin Zielasko Labonte e cila ishte e shoqëruar edhe nga Konsulli i Kosovës ne Vjen Ymer Lladrovci, ka takuar kryetarin e Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, me të cilin kanë biseduar lidhur me shkëmbimin e përvojave ne mes të nxënësve të Komunës së Suharekës dhe nxënësve gjerman. Ky projekt parasheh shkëmbimin e nxënësve dhe studentëve te dy shteteve, pastaj realizimi i projekteve të përbashkëta arsimore ose kërkimore, mbajtja e konferencave të përbashkëta etj. Kryetari Muharremaj ka shpreh gatishmërinë për përkrahje dhe mbështetje të këtij projekti dhe ka premtuar se bashkëpunimi nuk do të mungoj. Më pas zyrtarja gjermane për kulturë dhe sport ka vizituar Qendrën rinore “Shtëpia e Felbahut”, ku janë njohur me aktivitetet që zhvillohen në këtë Qendër.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …