Kryetari Latifi priti në takim Komandantin e KFOR-it, MNBG-W në Pejë, Ruggero Cucchini

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it, MNBG-W në Pejë, Ruggero Cucchini, në këtë takim kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Rahovecit dhe KFOR-it. Gjatë takimit Kryetari Latifi fillimisht e ka falënderuar për kontributin e madh që po e jep në vazhdimësi KFOR-i Italian për gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit. Po ashtu Kryetari e ka njoftuar Komandantin për projektet që janë në implementim e sipër dhe për projektet e planifikuara në të ardhmen. Komandanti Cucchini, e ka falënderuar Kryetarin për pritjen dhe për bashkëpunimin e tij duke e vlerësuar lart punën që po e bën Komuna e Rahovecit. Komandanti u shpreh se bashkëpunimi me Komunën do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke u bazuar në kapacitetet dhe mandatin që ka KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …