Pesë Komuna takohen për një qëllim, Qyqavicën ta shpallin zonë me interes të përgjithshëm

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka qenë të martën nikoqir i takimit, ku ka pritur kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin, atë të Mitrovicës, Agim Bahtirin, të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, të Kastriotit, Xhafer Gashi, nënkryetarët e këtyre komunave, drejtor të drejtorive komunale, kryesues të kuvendeve dhe të tjerë. Pesë Komunat ajo e Skenderajt, Drenasit, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Obiliqit nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për shpalljen e zonës së Qyqavicës me interes të përgjithshëm. Takimi mes Kryetarëve dhe drejtuesve më të lartë të nivelit lokal të këtyre komunave u konkretizua me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit. Qëllimi i këtij memorandumi është shpallja e zonës së Qyqavicës me interes të përgjithshëm për të investuar në të mirën e qytetarëve. Po ashtu ky memorandum mirëkuptimi, ka për qëllim që zona e Qyqavicës të shërbejë si urë lidhëse në mes katër Komunave të lartcekura, duke përfshirë edhe tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe me gjerë. Me rastin e shpalljes së kësaj zone në interes të përgjithshëm do të krijohet një zonë turistike, rekreative, kulturore dhe biznesore, po ashtu do të bëhet dhe ruajtja e ambientit, kujdesi ndaj ujërave si dhe sipërfaqeve të gjelbëruara. Memorandumi obligon pesë komunat të lobojnë te Qeveria për rregullimin e rrugës të gjatë 18 km, për të lehtësuar investimet në këtë zonë. Takimet në mes Kryetarëve dhe drejtuesve më të lartë të nivelit lokal po bëhen me qëllim të shkëmbimit të përvojave ndërmjet komunave.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …