,, Mirë se erdhët bashkatdhetarë’’, Deçani ju mirëpret

Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit përkatësisht Kryetarit Bashkim Ramosaj  në bashkëpunim më zyrën e diasporës, edhe këtë vit organizohen aktivitete të shumta për nder të ditëve të diasporës me moton ,,Mirë se erdhët bashkatdhetarë’’, Deçani ju mirëpret. Aktivitetet mbahen sipas kësaj agjende:

Datë 20 Korrik e premte – hapja e  Panairit – Verorë 2018, ora 16:00 në qendër të qytetit të Deçanit.

Datë 21 Korrik 2018 dita e dytë e panairit dhe takimet e kryetarit Ramosaj me afarist nga diaspora.

Datë 25 Korrik ora 10:00 ( Mërkurë ) Salla e Asamblesë Komunale, takim më bashkatdhetarë.

Datë 26 Korrik ( Enjten ) Dita e  qethjeve në Bjeshkën e Roshkodolit, nisja nga oborri i Komunës së Deçanit ora 09:00.

Datë 30 Korrik ( e Hënë ) ora 19:00 në qendër të Deçanit mbahet koncert për nderë të ditëve të diasporës ku do të përformojnë emra të njohur të estradës gjithë shqiptare.

Në kuadër të ditëve të diasporës do të vazhdojnë edhe me aktivitete tjera si promovime librash, takime me bashkatdhetarë, aktivitete sportive etj.

Të gjithë bashkë të bëhemi pjesë e këtyre aktiviteteve në kuadër të ditëve të diasporës. Bashkatdhetarë mirë se erdhët,  Deçanit ju mirëpret!

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …