Avramopolous

Dimitris Avramopulos: Kosova tanimë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave

Komisionari i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos, ka thënë se Kosova tanimë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Gjatë një konference të përbashkët me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, Avramopulos ka theksuar se si rezultat, tanimë pritet të vazhdohet me procedurat e mëtejme pas së cilës gjë qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë. Mund të konfirmojmë se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave. Mund të themi se është bërë një punë e madhe në këtë drejtim. Më lejoni të uroj autoritetet në Kosovë për punën e bërë drejt liberalizimi, duke përmendur marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ndërkohë, sikur është bërë e ditur  pas shpalljes së përfundimit të të gjitha kushteve për Kosovën nga Komisioni Evropian, gjatë muajve korrik-shtator pritet që Këshilli i Bashkimit Evropian të diskutojë për raportin e pozicionit negociues të Këshillit. Diskutimet pritet të bëhen në Grupet Punuese për Ballkanin dhe ato për Punë të Brendshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Pretendimi i Uk Lushit: “Kurti e di verdiktin e Speciales”, por mungojnë provat publike

Një deklaratë e bërë nga aktivisti dhe veprimtari në Shtetet e Bashkuara, Uk Lushi, ka …