Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, është pritur në një takim zyrtar nga kryetari i Asociacionit të NATO-s në Kanada, Robert Baines. Ky takim është zhvilluar në selinë e NATO-s në Toronto të Kanadasë. Reshitaj ka marrë mbështetje nga Baines për ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen e FSK-së për realizimin e suksesshëm të rolit të saj. Ajo tha se populli i Kosovës dhe institucionet e saja, janë falënderues për ndërhyrjen e NATO-s gjatë luftës në Kosovë, ngjarje kjo që sipas saj ka shënuar një kthesë të madhe në historinë e vendit tonë. Reshitaj e Baines, diskutuan edhe për rolin e gruas në procesin e vendimmarrjes dhe politikëbërjes me ç ‘rast z. Baines deklaroi mbështetjen e shtetit kanadez për përfaqësimin e gruas në mënyrë të dinjitetshme në qeverisje duke pas parasysh që Kanada është shembull me i mirë i përfaqësimit të gruas në jetën politike e institucionale. Ai u zotua se përkrahja për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen pasi tha që edhe në samitin e fundit të NATO-s, Kosova ka marrë përkrahje në rrugën e saj euro-atlantike.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …