leoni

AAK

AAK e fton në interpelancë në Kuvendin e Kosovës ministrin e Financave, Hekuran Murati për uljen e shtesave të pensioneve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti, ju bëri një padrejtësi të madhe pensionistëve, të cilët janë kategoria shoqërore që rrezikohen më së shumti nga Covid-19. Pas kësaj padrejtësie ndaj pensionistëve me ulje të shtesave për ta, Tahiri ka treguar se Aleanca fton në interpelancë në Kuvendin e Kosovës ministrin e Financave, Hekuran Murati për të dhënë llogari për këtë vendim zhgënjyes. Përveç që është jonjerëzore, është mashtrim që të marrësh vota me premtime për rritje të pensioneve, e t’i ulësh ato që në ditët e para të qeverisjes’, tregoi Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …