Selver Lenjani: Letër për Institucionet e Republikës së Kosovës, për kryeministrin Albin Kurti

Selver Lenjani: Letër për Institucionet e Republikës së Kosovës, për kryeministrin Albin Kurti nga Karaqeva e Poshtme

Nga Bashkësia Lokale-Bashkësia Lokale Karaqevë e Poshtme Nr.Prot 2/4.2021 K.Kamenicë

-Letër për Institucionet e Republikës së Kosovës për Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti

-Për Presidenten e Republikës së Kosovës znj.Vjosa Osmani-

-Për Kryeparlamentarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca

– Të nderuara,Instutucione të lartë përmendura me anë të kësaj kërkesë, ne banorët e brezit kufitar Karaqevë kërkojmë nga ju që hallet dhe brengat e banorëve të brezit kufitar, që nga viti 2001 e deri më sot, ku shteti fqinj Serbia pretendon ta bëjë shkëputjen e një pjese të fshatit Karaqevë, territorit të Kosovës që vazhdimisht nga viti 2001 në rrugën e asfaltuar nuk kanë qasje Policia e Kosovës dhe asnjë veturë zyrtare e Kosovës.

E kanë të ndaluar rreptësisht që nga marrëveshja tekniko-ushtarake e Kumanovës që nga data 09.06.1999. Ju është seruar faktorit ndërkombëtar kjo marrëveshje e falsifikuar, në atë takim është dorëzuar harta e falsifikuar dhe dokumentet e falcifikuar nga gjenerali serb Svetozar Marjanovic dhe i ka bindur të gjithë ushtarakët e NATO-s.

Mirëpo me ndihmën e Sllobodan Milloshevic gjenerali i ka dorëzuar faktorit ndërkombëtar ku në atë takim ka marrë pjesë gjenerali i NATO-s Michael Jackson dhe e ka mashtruar faktorin ndërkombëtar me harta dhe dokumente te falsifikuara. Ne banorët e brezit kufitar nuk kemi tokë askujt t’i falim, të huajën nuk e duam, por as tonën nuk e lëshojmë. Me këtë problem të brezit kufitar vërtetohet saktësisht faktori ndërkombëtar se Serbia pretendon tokat e Kosovës.

Ne banorët e brezit kufitar kërkojmë nga ju që rasti i Karaçevës që në takimin e parë në Bruksel të bisedohet kjo temë e Karaçevës si pikë e rendit të ditës, sepse në atë territor i humbin 170 pronarë tokat e tyre, që posedojnë dokumentacione, kadastrale, hartografike, gjeografike, pedologjike që e dokumentojnë se është pjesë e fshatit Karaçevë, territor i Republikës së Kosovës.

Dhe kërkojmë nga ju që të mos lejohet copëtimi i Kosovës. Mbesim me shpresë që kjo kërkesë e jona të merret seriozisht dhe të flitet në takimin e radhës në Bruksel. Shpresojmë se do të merreni me këtë problem dhe kërkesa e banorëve të brezit kufitar të merret parasysh dhe seriozisht.

Me respekt. Karaqevë 21.04.2021

Nga Bashkësia Lokale-Karaqevë e Poshtme

Kryetar-Selver Lenjani

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …