Jorgo Mandili

Jorgo Mandili: Më 25 prill ndodhemi para dy alternativave, njëra prej të cilave është riciklimi i një opozite destruktive

Le t’i neglizhojmë programet, në instancë të fundit ato janë projeksione, parashikime të cilat kur ndeshen me realitetin ose deformohen ose nuk realizohen. Kështu ka ndodhur. Ta lëmë mënjanë edhe orientimin politik edhe demokracinë në partitë tona, të cilat janë grupe njerëzish amorfë, pa ideale, ekletikë, pa ideologji të strukturuar.

Le të tregohemi më semplistë e më pragmatistë në kushtet në të cilat ndodhemi. Këtu njerëzit duhet të ndajnë “shapin nga sheqeri” të bëjnë diferencën jo me emocione, ndjenjë e militantizëm: duhet bërë një bilanc i arritjeve dhe dështimeve, i vizionit dhe miopisë, i përkushtimit dhe përtacisë, i të bukurës dhe shëmtisë, i primitivizmit dhe qytetarisë, – atëhere pasi bën këtë bilanc vendos kë do të votosh – riciklimin apo vazhdimësinë.

“Shqipëria fiton” është slogani i opozitës mandatlënëse që përfaqësohet nga një aleancë partish e kryetarë partish të vjetër, të cilët sapo i sheh, pyet me habi: për cilin ndryshim po flasim?! Dule dhe Idrizi? Shehi e Ndoka? Duka e Mediu? Cilat ideale i bashkojnë këta? Kombëtare apo ideologjike? I vetmi emërues i përbashkët që kanë dëshmuar qartë në vite është interesi vetjak. A mund të “fitojë” Shqipëria me këta “çerra” të PD- së , që kanë humbur çdo orientim, identitet e moral për një karrige në kuvend që kanë shitur së pari veten dhe partinë?

A fiton Shqipëria me pronarin e fabrikës së vdekjes – Fatmir Mediu që na flet për drejtësi e ndershmëri kur tani duhej të ishte duke vuajtur burgimin e përjetshëm?

A duhet të besojmë se “Shqipëria fiton” me këta tellallë të së keqes, që deri dje në pushtet, ishin vjedhës, vrasës, mashtrues, hajdutë votash e zgjedhjesh; këta që kanë shkaktuar kriza të rënda social-politike, këta ngritën piramidat për vjedhjen e shqiptarëve, këta ngritën fabrika vdekjeje për fëmijët tanë; ishin dhe mbeten sjellës të fatkeqësive me në krye Sali UI-në.

Riciklim do të thotë ringjallja e trustit destruktiv të Shqipërisë. Riciklim do të thotë ringjallja e gjëmëmëdhenjve për të shkaktuar vuajtje të tjera që nuk do vonojnë. Ja pra kjo është çështja. Kë do zgjedhim? Çdo njeri me mend do të zgjedhë alternativën tjetër, jo se është e përkryer dhe më e mira, madje nuk është as socialiste, as e majtë, as mishërim i interesave të shtresave të varfërve e pensionistëve, por alternativë tjetër Shqipëria sot nuk ka.

Duhet të udhëhiqemi nga arsyeja. 25 prilli nuk është dita e ndryshimit të pritshëm të dëshiruar, por që e ardhmja të ketë të ardhme duhet të kemi kujdes. Kthimi në pushtet i tribalizmit dhe errësirës, dhunës dhe destruktivitetit, do ta zgjasë pa fund tranzicionin tonë sfilitës, do na kthejë realisht prapa.

Me Salinë e Medinë, lumi do e marrë Shqipërinë ndaj 25 prilli duhet të jetë çlirimi përfundimtar nga ky grupim vulgar, hipokrit, demagog. 25 prilli duhet të shënojë lindjen e një opozite të re moderne e europiane; duhet të “zhdukë” nga politika figurat groteske e injorante të këtyre 30 viteve.

E ardhmja e të ardhmes tonë varet nga 25 prilli. Një votë për të mbajtur ndezur së paku pishtarin e qytetarisë. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …