Aleanca për ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të deputetit të Vetëvendosjes Glauk Konjufca dhe e zëdhënësit të Lëvizjes, Frashër Krasniqit. Këto arrestime AAK-ja, i lidhen me protestën e nesërme e cila është organizuar nga Opozita. “Arrestimi i zëdhënësit të LVV-së, Frashër Krasniqi dhe shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie, si dhe paralajmërimet për arrestime të tjera të mundshme të aktivistëve të VV-së, për si thuhet disa vepra të kryera shumë vite më parë, kjo pikërisht një ditë para protestës së madhe të opozitës në Prishtinë, dëshmon lidhjen e fortë të pushtetit dhe gjyqësorit.” thuhet në reagimin e AAK-së. “Nuk mund të jetë krejt e rastësishme që pushteti vendosë ta ushtrojë zbatimin e ligjit në ditën më domethënëse për Opozitën, prandaj AAK, vlerëson se operacioni i arrestimeve pikërisht sot, është një ndërmarrje e kalkuluar, në mënyrë që të reflektojë keq dhe të nxisë dhunë në protestën e nesërme” theksohet në reagim. AAK-ja thotë se Opozita është shumëfish më e përgjegjshme dhe nuk do t’i nënshtrohet skenarëve të krerëve të pushtetit për një protestë të dhunshme.
Kontrolloni gjithashtu
54 subjekte nisin aplikimin për certifikim për zgjedhjet lokale të 12 tetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se ka nisur zyrtarisht periudha për aplikimin e subjekteve …