Gjykata

AAK-ja Nisma për Kosovën, vazhdojnë të përkrahin nismën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, vazhdojnë të përkrahin nismën për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, për kundër thirrjeve të vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar. Më i zëshmi e me tone kërcënuese në thirrje për të hequr dorë nga kjo nismë vazhdon të jetë ambasadori amerikan Greg Delawie. Ai të mërkurën në një deklaratë për media tha se nëse shfuqizimi i Speciales ka sukses, deputetët dhe politikanët qe e përkrahin do të përballen me pasoja specifike. , deputet nga radhët e dy partive pjesë e koalicionit qeverisës, AAK e Nisma, ndonëse nuk i kanë komentuar deklaratat e ambasadorit amerikanë, vazhdojnë të insistojnë se Gjykata Speciale është e padrejtë, ndonëse ata shprehen falënderues për ndihmën që ka dhënë faktori ndërkombëtar për Kosovën e si doemos Amerika. Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka thënë se Kuvendi i Kosovës është vendi ku diskutohet dhe merret vendime në interes të qytetarëve dhe do të respektojë vendimin e tij. Edhe Nisma për Kosovën vazhdon të jetë kundër Gjykatës Speciale, por deputeti i kësaj partie, Enver Hoti thotë se bashkëpunimi me miqtë ndërkombëtarë do të vazhdojë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …