AAK-ja

AAK-ja nuk do të bëjë kompromise për postit të kryetarit të shtetit, sipas tyre Haradinajt është kandidat serioz

Partia e Ramush Haradinajt ka përsëritur edhe njëherë se nuk negociojnë ndryshe me LDK-në pos nëse ky subjekt pajtohet me AAK-në për kryetarin e vendit. Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, vlerësojnë se posti i presidentit të vendit i takon, kryetarit të saj, Ramush Haradinaj. Nënkryetari i AAK-së, Xhafer Gashi thotë se edhe në bazë të posteve kryesore që ka LDK-ja, presidenti i takon AAK-së. Ai i cili udhëheq me komunën e Kstriotit thotë se Haradinaj është kandidati i denjë për këtë post. Gashi, ka thënë se AAK-ja nuk do të bëjë kompromise sa i përket postit të kryetarit të shtetit, pasi vlerësojnë se kandidatura e Haradinaj është e arsyeshme.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …