AAK: Kakarisjet në Kuvend ishin një spektakël nga njerëz të akuzuar për terrorizëm, e jo debat parlamentar

AAK-ja ka reaguar pas përfundimit të seancës konstitutive, e cila u mbajt pa praninë e deputetëve të koalicionit PAN dhe të minoriteteve. “Nuk e konsiderojmë se situata e krijuar mund të marrë zgjidhje, me fjalime propagandistike e kundërkushtetuese në një mbledhje pa kuorum të Kuvendit”, është thënë në komunikatën e AAK-së.  “Listën Serbe”, nuk ua sollëm ne! Atë e gjetëm në mesin tuaj, dhe ju neokomunistët e këtij vendi, mos u thirrni në patriotizëm, sepse patriotizmi pa akte patriotike, që juve u kanë munguar gjithmonë, mund të jetë vetëm strehë horrash! Kakarisjet e sotme në Kuvend, ishin një spektakël populizmi i një grupi jo-formal deputetësh, në mesin e të cilëve edhe njerëz të akuzuar për terrorizëm, e jo debat parlamentar, sepse nuk mund të ketë debat në një seancë që nuk ka kuorum, madje kur seanca është konstituive, edhe në rast të kuorumit të plotë, nuk parashihet debati, thuhet në reagimin e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës parashikon rritje ekonomike 10 përqind, por këtë ekonomistët shprehen skeptik

Rriten investimet kosovare në Shqipëri, sinjal alarmi për klimën e biznesit në Kosovë

Sipas të dhënave të fundit të Banka e Shqipërisë, investimet nga Kosova drejt Shqipëria kanë …