Ministri Bajrami hapi Seminarin e 36-të Ndërkombëtar, për Gjuhën Letërsinë e Kulturën shqiptare

Ministri Bajrami hapi Seminarin e 36-të Ndërkombëtar, për Gjuhën Letërsinë e Kulturën shqiptare

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami mori pjesë në hapjen e punimeve të Seminarit të 36 Ndërkombëtar, për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, ndërsa tha se ky seminar është shndërruar në një institucion të veçantë në Republikën e Kosovës. Bajrami u shpreh se ky seminar do të kontribuojë në internacionalizimin e studimeve albanologe. “Padyshim që ky seminar do të kontribuojë në internacionalizimin e studimeve albanologe, është edhe një mundësi e madhe e mbështetjes shtetërore për hapjen e studimeve të albanologjisë në të gjitha shtetet dhe universitetet prestigjioze gjë që është edhe një obligim kombëtar i Kosovës dhe Shqipërisë, për të mbështetur studimet e albanologjisë, si një  fushë shumë e rëndësishme me interes të veçantë kombëtar”,  tha ministri Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …