AAK

AAK: Vendimi i Qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit është skandaloz

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar kundër vendimit të Qeverisë Kurti për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit është skandaloz. Në një komunikatë për media thuhet se qeveria ka shkelur ligjet në fuqi duke vazhduar me ndëshkimin e atyre që nuk mendojnë si ajo.

“Shtypja e atyre që mendojnë ndryshe, është cilësi e regjimeve autokratike e diktatoriale. Kjo ndodh në Kosovë, pasi që i tërë pushteti ndodhet në dorën e një njeriu. Qeveria e cila nuk ka realizuar as 5% të planit të punës e as 3% të investimeve kapitale, po kërkon armiq të brendshëm, te sindikata e opozita, te mësimdhënësit, personeli shëndetësor, administrata publike, Policia e zjarrfikësit”, thuhet në reagim. Për më tepër, AAK ka akuzuar Qeverinë Kurti për kapjen e bordeve dhe korrupsion, ndërkohë që vendi është zhytur në degradim ekonomik, krizë energjetike dhe ngritje enorme të çmimeve. “Mësimdhënësit grevistë, e kanë përkrahjen dhe zotimin tonë që nuk do të ndalemi së kundërshtuari këtë vendim jonjerëzor, e nëse në këtë mandat nuk do të kemi mundësi e numra që të ndryshojmë diçka për të mirën e tyre, atëherë qeverisja e ardhshme e Aleancës, do të kompensojë secilin, ashtu siç kemi kompensuar gjatë mandatit tonë edhe mësuesit e viteve ’90të”, përfundon reagimi i AAK-së

Kontrolloni gjithashtu

Zvicra i bën thirrje Serbisë të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfaqësuesja e Zvicrës ka bërë thirrje për …