Abazi: Prokuroria duhet t’i intervistojë Albin Kurtin e Albulena Haxhiun për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Abazi: Për tri vite të drejtimit të Kosovës nga Qeveria Kurti, nuk është përfunduar asnjë punë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka drejtuar kritika të shumta ndaj ekzekutivit të vendit. Ai ka shkruar se për tri vite të drejtimit të Kosovës nga Qeveria Kurti, nuk është përfunduar asnjë punë. “Tre vite pas dhe nuk është përfunduar asnjë punë, asnjë rrugë rajonale:

Prishtinë – Gjilan, e pakryer
Prishtinë – Podujevë e pakryer
Prishtinë – Mitrovicë, e pakryer
Prishtinë – Klinë, e pakryer
Prishtinë – Lipjan – Shtime- copë më copë
Klinë – Gjakovë, e pakryer
Ferizaj – Gjilan- copë copë

Mbi 80 të vdekur në aksidente me fatalitet gjatë vitit 2023.Korrupsion masiv në marrjen e patent shoferëve!” ka shkruar deputeti, Haki Abazi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …