leoni

Abdixhiku

Abdixhiku: Aktgjykimi i Kushtetueses i jep fund bllokadës, koha për kompromis dhe votim të hapur

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me bllokadën në Kuvend. Ai ka theksuar se vendimi i Gjykatës është në përputhje me kërkesat e demokracisë, duke nxjerrë në pah rëndësinë e votimit të hapur, konsensusit dhe kompromisit. “Votim i hapur – siç është vepruar gjithnjë – konsensus e kompromis – siç e kërkon demokracia e sjellja normale politike. Ky është thelbi i vendimit të sotëm. Kështu kishim kërkuar gjithnjë,” ka thënë Abdixhiku. Ai ka kritikuar humbjen e dhjetëra seancave për shkak të imponimeve, të cilat sot janë konstatua si jokushtetuese nga Gjykata. Nga nesër, sipas tij, LDK pret që grupi më i madh parlamentar të veprojë në përputhje me këtë aktgjykim, të ndërpresë bllokimet dhe të kontribuojë në konstituimin e shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Kosovës. “Votim i hapur. Konsensus e kompromis,” ka përmbyllur Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

LVV: Gjykata i hapi rrugë votimit të fshehtë dhe kërkon përgjegjësi nga të gjithë deputetët

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për krizën e krijuar në Kuvend, …