Abelard Tahiri: Donika Gërvalla ka fabrikuar dosje për Specialen, jemi të turpëruar si qytetarë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj kandidaturës së Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit. Ai ka deklaruar se Gërvalla. Tahiri tha se kjo është arsyeja pse PDK ka votuar kundër saj. “Ne e kemi votuar kundër një njeriu që ka dorëzuar dosje të fabrikuara në Gjykatën Speciale. Ajo është shqiptarja e parë që ka bërë një gjë të tillë. Ne jemi ndjerë të turpëruar si qytetarë të Kosovës kur ministri i Jashtëm i Serbisë, në Këshillin e Sigurimit, ia kujtoi se është një nga ata që kanë kontribuar për këtë gjykatë”, tha Tahiri. Ai theksoi se ky veprim ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës dhe është i papranueshëm për PDK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …